Jan 03 2010

Super-kompjuteri me i fuqishem ne bote

Category: Teknologji,Tjeraberti @ 20:31

Super-kompjuteri me i fuqishem ne bote

Super-kopmjuteri
Eshte parashikuar viti 2012 per debutimi i tij, por karakteristikat teknike te ketij super-kompjuteri bëjnë që ekspertet e informatikes ne te gjithë boten te enderrojne. Shoqeria japoneze “Riken” po punon për ate që do te jetë pa pik dyshimi , kompjuteri me i shpejt dhe me i fuqishem i historise. Emri i tij nuk eshte bere ende i ditur, por nga sa është deklaruar deri tani, do te jetë ne gjendje te llogaris 10 Petaflop ne sekonde, që do te thote 10 milion trilion llogaritje ne sekondë (10.000.000.000.000.000.000.000.000 llogaritje ne një sekonde).
Ky super-kompjuter do te jetë i fuqishem 73 herë me i shpejt se “Blue Gene/L” , super-kompjuteri i IBM që sot udheheq klasifikimin e 500 super-kompjuterave me te fuqishem dhe me te shpejtet ne bote. Sipas zerave, rekord, nuk do te jene vetëm karakteristikat për te ndertuar këtë super-kompjuter, kesaj shoqerie do ti duhet te shpenzojne vleren prej 100 miliard Yen, ekuivalenti i rreth 74 milion Euro-ve.
Perdorimi
Superkompjuteri do te perdoret për te simuluar eksperimente shkencore te cdo tipi por edhe për te bere teste farmakollogjike për prodhimin e medikamenteve te reja , për te simuluar evenimente komplekse kozmik, si psh. formimi i galaktikave etj.

Njesia matese e 1 petabyte!
1000 – kilo
1000000 – mega
1000000000 – giga
1000000000000 – tera
1000000000000000 – peta


Jan 03 2010

Vidhet kompjuteri “top secret” i Britanisë së Madhe

Category: Teknologjiberti @ 20:30

Vjedhja e kompjuterëve portativë me të dhëna qeveritare dhe ushtarake “shumë sekrete” është bërë e modës në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm katër muajt e fundit kanë humbur ose janë vjedhur rreth 28 kompjuterë portativë, ndërsa në total që prej janarit të këtij viti janë zhdukur 66 copë.

BerTi

Duke parë pas në 4 vitet e fundit 658 të tillë u zhdukën. Një gjueti i madhe po ndodh tani në Londër, pasi një kompjuter portativ i mbushur me të dhëna sekrete u vodh nga brenda qendrës nervore të Ministrisë së Mbrojtjes (MM).

Nëse vjedhja e kompjuterit portativ nuk ishte dhe aq e rëndë, çelësi i koduar USB i nevojshëm për të hapur skedarët e rëndësisë së lartë u vodh gjithashtu. Humbja thuhet të ketë ndodhur rreth fundit të nëntorit, por lajmi i kësaj ngjarjeje nuk u bë i ditur deri në fundin e javës së shkuar, dhe vetëm në fillim të kësaj jave u konfirmua.

Kompjuteri portativ thuhet se i përkiste një oficeri të rangut të lartë të Forcës Ajrore Mbretërore. Një agjenci raporton se një burim brenda MM ka cituar: “Kjo ka mundësi të jetë një nga rrjedhjet më serioze të sigurisë në Ministri për një kohë shumë të gjatë.” Një zëdhënës i MM tha se “një hetim nga policia e MM-së po zhvillohet dhe se do të ishte e pavend të komentohej më tepër”.


Jan 03 2010

Google përfshin të dhëna në kohë reale

Category: Tjeraberti @ 20:21

Google ka prezantuar të ashtuquajturin rezultatet “uebit në kohë reale” në motorin e tij të kërkimit.

Google-New

Kjo do të thotë se Google do të shfaqë informacione nga organizatat e lajmeve, ditarët elektronikë dhe platformat, si Twitter, menjëherë sapo ato të publikohen. Google tha se është “hera e parë” që një motor kërkimi ka integruar në faqet e tij të kërkimit uebin në kohë reale.

Kjo vecori do të jetë gjithashtu e mundshme në telefona, si iPhone dhe receptorët që përdorin sistemin e shfrytëzimit Android.

“Përdoruesit tanë do t’i marrin rezultatet ndërkohë që ato prodhohen”, tha pasuesi i Google Amit Singhal në Mountain View në Kaliforni.

“Ka aq shumë informacion që prodhohet në botën e internetit sa sjellja pranë jush e informacionit të përshtatshëm është çelësi për një produkt si ky.”

Google njoftoi se ai do të mundte tani të indeksonte përditësimet e statuseve nga Facebook dhe të gjithë informacionin publik nga MySpace. Herët këtë vit, ai gjithashtu lidhi një marrëveshje me Twitter për indeksimin e mesazheve apo “cicërimave”.

Të dhënat në kohë reale do të shfaqen në një rrymë që përditësohet vazhdimisht brenda faqes normale të rezultateve.

Firma gjithashtu shfaqi një mjet kërkimi vizual të quajtur Google Goggles që lejon një përdorues të marrë një fotografi me një celular dhe të kryejë një kërkim.

Mjeti krahason imazhin kundrejt një arkivi të dhënash të ruajtura dhe më pas rikthen informacionin e përshtatshëm.

“Ai përfaqëson përpjekjet tona të hershme në vizionin kompjuterik”, tha Vic Gundotra, zëvendës president i inxhinierisë në të njëjtën ngjarje.

Ai tha se Goggles mund të përdoret gjithashtu për të lexuar kodet shirit (barcode) për të marrë informacion.


Jan 02 2010

Washington, një baba i zakonshëm

Category: Tjeraberti @ 18:26

Denzel Washington thotë se ‘posti’ e babait të katër fëmijëve, i ka ndihmuar që të ndërtojë një karrierë të shkëlqyer.

BerTii-Ks
Ylli i filmit “American Gangster”- që ka djalin John, vajzën Katie dhe binjakët Olivia dhe Malcolm- thotë se të qenit baba i ka ndihmuar që të përparojë në karrierën e tij.

“Unë jam ai që jam- një njeri i zakonshëm me një punë të shkëlqyer. Se si më analizojnë (të tjerët), kjo i takon dikujt tjetër”, ka thënë Denzel, duke shtuar se puna e tij kryesore ka qenë kujdesi ndaj fëmijëve, pastaj të tjerat.

Aktori 54-vjeçar, po ashtu është shprehur i ngazëllyer që presidenti amerikan Barack Obama, e ka preferuar pikërisht atë për ta portretizuar nëse realizohet ndonjë film për jetën e presidentit të parë të zi në historinë e SHBA-ve.

Mirëpo, Washington nuk beson se do të ndodhë diçka e tillë, sepse derisa të bëhet gati skenari, aktori do të jetë plakur


Jan 02 2010

Toshiba zhvillon sistem përkthimi për telefona mobil

Category: Tjeraberti @ 18:21

Udhëtarët nga Azia Lindore, ose ata që udhëtojnë atje, së shpejti do të mund t’i përdorin telefonat e tyre për përkthim të shpejt falë aplikacionit të ri që është duke e zhvilluar Toshiba.
BerTii-Ks
Toshiba ka zhvilluar sistemin tregjuhësh për përkthim me mundësinë e njohjes së zërit dhe të sintezës, që është mjaftueshëm kompakt dhe që mund të instalohet në telefona mobil. Për dallim nga programet aktuale, ky program nuk e transferon përpunimin në kompjuterë të fuqishëm në rrjetet kompjuterike, por detyra kryhet në telefonin mobil. Kjo e bën programim më të shpejt dhe u ik llogarive të mundshme për dërgimin e të dhënave kur shfrytëzuesi gjendet në kontinent tjetër, përkatësisht roamingut. Programi në fakt është version i shkurtuar i aplikacionit për kompjuter të cilin Toshiba e shet në Japoni, i cili e mundëson përkthimin nga gjuhët japoneze, angleze si dhe kineze. Gjatë punës, softueri për herë të parë e njeh zërin dhe e përcakton gjuhën të cilën shfrytëzuesi dhe atë se çfarë flitet. Pastaj, përdor një nga dy metodat e përkthimit – përkthimi statik makinerik për përkthimin e bazuar në rregulla – që do ta analizonte fjalinë dhe ta ndante në komponentë. Atëherë kryhet përkthimi dhe sistemi për sintetizim të të folurit e paraqet rezultatin. Përkthimi statistik makinerik punon në mundësinë dhe gjasën e renditjes së fjalëve që do ta përcaktonte ndërtimin e fjalisë, përderisa përkthimi makinerik është i bazuar në rregulla dhe përdorë bazën e të dhënave me mijëra fjalë dhe shprehje që të ndajë kuptimin. Versioni për kompjuter i aplikacionit përdor të dyja metodat në të njëjtën kohë, ndërsa telefonat celularë nuk kanë fuqi të mjaftueshme për përpunimin e të dhënave që përdoren dy metoda të përkthimit statistik makinerik që përdoret kur të përkthehet nga anglishtja në kinezisht dhe nga kinezisht në anglisht dhe japonisht, ndërsa përkthimi makinerik është i bazuar në rregullat që përdoren në kombinime të tjera, raporton PC World. Në testet e bëra, softueri ka punuar mirë edhe pse sistemi për njohjen e të folurit herë pas here gabimisht i ka njohur fjalët. Kjo ka shkaktuar probleme me përkthim dhe zgjidhja e vetme ishte që të përsëriten hapat – ndonjëherë me rezultate të njëjta. Megjithatë, në disa raste softueri jo vetëm që e ka kuptuar pyetjen por edhe me saktësi ka përkthyer. “Nëse paguaj me të gatshme, a do të kem lirim?” ka qenë një nga fjalitë testuese. Toshiba ka hasur në sfida të ndryshme gjatë zhvillimit të këtij softueri. Demonstrimi është kryer me telefonin e mençur TG01 që është i pajisur me procesorin relativisht të fuqishëm të Qualcomm-it i cili punon në 1 GHz. Në telefon ka qenë i instaluar sistemi operativ Windows Mobile që e ka kufizuar çdo proces në veprim në telefon në 32 MB. Megjithatë, softueri ka punuar mirë në ato kushte. Puna në aplikacion në departamentin e zhvillimit të Toshiba-s është në përfundim e sipër, pastaj do t’i dorëzohet departamentit të tregtisë me qëllim të komercializimit. Versioni i këtij aplikacioni për sistemin Windows Mobile mund të ndryshohet që të punojë në sisteme operative të tjera, siç është Android ose iPhone OS i Apple, por planet e ardhshme për ndryshim ende duhet të shqyrtohen.


Jan 02 2010

Përshëndetje Të Gjithëve

Category: Tjeraberti @ 18:08

Mirëseerdhe tek Blog.al – Blogu juaj në Shqip. Ky është postimi juaj i parë. Ju mund ta ndryshoni atë sipas dëshirës tuaj.